14:06 / E Martë, 13 Shtator 2022 / A. M.

Vazhdon sulmi kibernetik në Kosovë, caku te Posta dhe Telekomi

Dyshohet se është ka ndodhur një sulm kibernetik në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një e-maili dërguar mediave. Ky e-mail është i regjistruar në adresë të “Anonymos”.

“Mbyllim të gjithë rrjetin e Postës dhe Telekomit. WE ARE ANONYMOUS. WE ARE LEGION”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sulme të ngjashme kishte edhe në disa institucione dhe biznese private në Kosovë. /Indeksonline/