23:28 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Vazhdon takimi 12-orësh i Merkelit, s’arrihet pajtim për lehtësimin e masave anti-Covid

Ka më shumë se 12 orë qëkur kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel po zhvillon takim me kryeministrat për shqyrtimin e masave anti-Covid pas datës 7 mars. E ky takim nuk pritet që të përfundojë edhe për disa orë të tëra. Kjo ngase disa prej pjesëmarrësve nuk po pajtohen për masat e vëna nga Qeveria gjermane. Disa nga pjesmarrësit thonë se masat duhet tè shqyrtohen pas datës 22 mars.

Disa nga pjesëmarrësit janë të mendimit se masat dhe të lehtësohen hap pas hapi, sidomos ato të sektorit të shitjes me pakicë, masat për shkollat, vaksinat e disa të tjera.

Siç është raportuar, qeveritë federale dhe shtetërore duan të bëjnë të mundur lehtësimin e masave në baza rajonale nëse numri I infeksioneve kalon nën 100 mijë banorë për shtatë ditë.

E kur infeksioni të jetë më i ulët në Gjermani parashihen që të happen muzetë, galeritë, memorialet, kopshtet zoologjike dhe botanike, si dhe sportet pa kontakt në grupe të vogla me deri në dhjetë persona jashtë, duke përfshirë edhe ambiente sportive në natyrë.