75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 17 Qershor 2022 / k.v

Vazhdon takimi i veteranëve me kryeministrin Kurti

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rreth orës 09:00 kanë arritur në ndërtesën e qeverisë së Kosovës për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që ky i fundit u ka bërë dje, transmeton IndeksOnline.

Takimi po vazhdon ende ndërsa qëllimi i tij është diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre për mos përfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale.

Përveç ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Kliniku ishte edhe Xhavit Jashari e të tjerë.

Ndryshe dje mbi 8 orë veteranët kanë protestuar para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Protesta ka qenë e qetë ndonëse në dy raste ka pasur tentim për të hyrë në Kuvend.

E krahas protestës jashtë edhe brenda në Kuvendin e Kosovës opozita pengonte mbarëvajtjen e seancës./IndeksOnline/