17:05 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vazhdon takimi Kurti-Mustafa në Kuvend

Tash e një orë janë takuar lideri i Vetëtendosjes , Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për marrëveshje për Qeverinë e re, shkruan Indeksonline.

Ky takim ka filluar në ora 16:00.

Në Kuvend janë parë duke hyrë edhe Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.

Vjosa Osmani nuk është parë bashkë me grupin e krerëve të LDK’së.

Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje  është parë Besnik Bislimi./Indeksonline/