19:20 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Vazhdon takimi VV-LDK

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon takimi mes zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike në përpjekje për të arritur marrëveshje bashkëqeverisëse.

Në takim janë të ftuar edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku disa prej tyre janë parë teksa kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Takimi ishte paralajmëruar të nis në orën 17:00, por vonesa e ambasadorëve ka bërë që ai të shtyhet për një orë./IndeksOnline/