75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 27 Maj 2025 / S Z

Vazhdon tallja me popullin, kuvendi dështon për të 22-n herë

Edhe për të 22-n herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe këtë herë kanë kundërshtuar votimin e fshehtë.

Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të enjten në orën 11:00.

Ndryshe 54 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim./Indeksonline/