75 Mall Live Search
09:40 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vazhdon telenovela, Pogba – Real Madrid, ja zhvillimet e fundit

Skuadra madrilene është e bindur se ata mund ta bindin yllin e Manchester United, Paul Pogba që të transferohet në Santiago Bernabeu këtë sezon.

Zinedin Zidane i është vënë pas francezit dhe me ngulm është duke kërkuar shërbimet e tij, pavarësisht se ka shpenzuar një shumë të majme parash në blerjet e mëparshme.

Reali është duke u munduar ti shesë dy lojtar si, Gareth Bale dhe James Rodriguez për të arritur shumën e kërkuar nga Manchester United për francezin.