14:32 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vazhdon testimi i shumë personave për Covid-19 në Vushtrri, 46 vetëm sot

10 ditët e fundit në Komunën e Vushtrrisë janë bërë një numër më i madh i testimeve për Covid-19.

Thuajse çdo ditë në këtë periudhë janë testuar mbi 50 raste kontakti të personave të infektuar me koronavirusin, shkruan IndeksOnline.

Vetëm sot priten rezultatet e 46 testimeve që janë marrë dje.

Këtë e ka thënë për IndeksOnlinen, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“46 testime janë marrë dje dhe rezultatet priten sot”, tha shkurt ai.

Ndryshe, që nga Festa e Bajramit në Vushtrri  e deri sot janë shënuar 59 raste të reja me koronavirusin, duke u bërë komuna me numrin më të madh me raste të reja.

Kjo për shkak të vizitave që janë bërë gjatë festës së Fitër Bajramit.

Po ashtu, tani kjo komunë ka dalë në listë e treta nga numri i infektimeve me 108 raste, duke lënë mbrapa komunat si Prishtinën, Gjilanin dhe Malishevën./IndeksOnline/