75 Mall Live Search
12:26 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Vazhdon t’i përmendet emri i Muriqit në televizionet turke: Po të kishte qëndruar te Fenerbahçe…

Emri i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon t’i përmendet në mediat turke.

Në një emision sportiv televiziv, komentatori i njohur Mehmet Yilmaz përmendi yllin kosovar, shkruan IndeksOnline.

Ai mendon se Vedat Muriqi është dashur të qëndronte te Fenerbahçe, e jo të largohej nga Kampionati turk e të transferohej në Itali te skuadra e Lazios.

“Muriqi është dashur të qëndronte. Nëse ai do të rrinte këtu në Fenerbahçe ai do të kishte bërë gjëra të jashtëzakonshme me ekipin”, ka thënë Yilmaz.

Kujtojmë se Muriqi ka shënuar vetëm një gol në Serien A me ekipin e Lazios. Ai u transferua gjatë afatit të verës 2020./IndeksOnline/