75 Mall Live Search
13:20 / E Hënë, 04 Prill 2022 / AR

Vazhdon trendi, pas Kanye West, ky këngëtar zbulon se do ta ndryshoj emrin

The Weeknd po mendon të ndryshojë emrin e tij artistik. Njoftimin e bëri në Twitter. “Ndoshta do të bëj një “Ye””, ka shkruar ai duke iu referuar Kanye West. Muzikanti amerikan së fundmi ndryshoi emrin e tij në Ye.

Nëse i takon këngëtarit/kantautorit kanadez të ndryshoj emrin, ai do të quhet ABEL, pasi emri i vërtetë i The Weeknd është Abel Tesfaye, transmeton Indeksonline.

 “E urreja emrin tim në atë kohë, kështu që provova The Weeknd si emër skenik”, shpjegoi ai. “Dukej bukur. E hoqa “e” sepse kishte tashmë një grup kanadez të quajtur The Weekend.” 

Pasi postoi në Twitter për ndryshimin e mundshëm të emrit, ai provoi emrin e tij të ri: “ABEL dikur ishte i njohur si The Weeknd?” Këngëtari/kantautori John Legend ishte një nga të parët që u përgjigj. 

Ai u përgjigj se ABEL është ‘dope’. “Jam i tunduar,” shkroi The Weeknd në përgjigje./Indeksonline/