75 Mall Live Search
16:17 / E Diele, 04 Prill 2021 / AR

Vazhdon vaksinimi kundër Covid-19/ Deri më tani u vaksinuan 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore

Edhe sot në Kosovës ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore, shkruan Indeksonline.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë.

Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2. 

May be an image of 2 people and people sitting

Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore. 

Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

May be an image of 1 person, standing and indoor
May be an image of 1 person, standing and indoor