75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / AR

Vazhdon vaksinimi mobil, shkon në afër 900 numri i të vaksinuarve në terren

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar vaksinimin mobil në komunat e Republikës së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku thuhet se numri i të vaksinuarve në terren ka arritur në afër 900 qytetarë, shkruan Indeksonline.

MSH po ashtu bën thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar vaksinimin mobil në komunat e Republikës së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për tu vaksinuar është esenciale dhe e pashmangshme.

Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarëve në terren afër 900 qytetarë. Vaksinimi do të vazhdoj në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19.