75 Mall Live Search
16:34 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / AR

Vazhdon zbatimi i marrëveshjes, mbi 17 mijë stikersa për targa

Zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke u zbatuar me sukses dhe vendosja e targave të përkohshme (stikersave) është duke u vazhduar me një dinamike të lartë.

Deri më tani Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Kosovës ka administruar mbi 17 mijë stikersa, raporton Indeksonline.

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 17.090 stikersa për targa“, thuhet në njoftimin e MPB-së.