75 Mall Live Search
00:02 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / FR

Vazhdon zjarri edhe sonte në Bjeshkët e Lybeniqit

Që nga dita e shtunë, bjeshkët e fshatit Lybeniq janë përfshirë nga zjarri.

Megjithë përpjekjet e banorëve, zjarri nuk ka arritur të shuhej.

Edhe sot banorët që jetojnë në këtë pjesë po kërkojnë ndihmë për të shuar zjarrin.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar disa pamje të Bjeshkëve të Lybeniqit ku edhe gjatë mbrëmjes së sotme po vazhdon djegia e tyre.