Vdes aktori i “Harry Potter”

Simon Fisher-Becker, një aktor i njohur për rolet e tij në Doctor Who dhe Harry Potter and the Philosopher’s Stone, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur agjenti i tij Kim Barry.
Simon luajti Dorium Maldovar në sezonin e pestë dhe të gjashtë të serialit popullor të BBC-së Doctor Who, dhe shikuesit e kujtojnë gjithashtu si fantazmën e Fratit të shëndoshë në filmin e parë të serisë së Harry Potter nga viti 2001./Indeksonline/
