75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Vdekja e 16 vjeçarit nga Covid-19, mjekët vitias: Na ka prekur thellë në shpirt, shkoj në lulen e rinisë

Ka ndërruar  jetë gjatë ditës së sotme 16 vjeçari nga Vitia Blend Bislimi. Ai ishte i prekur me Covid-19 dhe nuk arriti t’i përballoj këtij virusi, raporton IndeksOnline.

Të pikëlluar e me zemër të thyer nga ky lajm janë mantelbardhët nga Vitia. Doktoresha dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vdekja e tij ka tronditur të gjithë dhe i ka prekur në shpirt, sepse ai shkoi në lulen e rinisë.  

“Tani që u bë një vit nga shfaqja e pandemisë, për mua është rasti më i dhimbshëm gjer më tani, sepse natyrshëm vdekja e një të riu përjetohet më rëndë, sidomos për mantelbardhët që përditë përballemi me situata të vështira, porse nuk guxojmë të dorëzohemi asnjëherë.

Blendi na ka tronditur e na ka prekur thellë në shpirt, sepse shkoi në lulen e rinisë”, ka shkruar Kadolli.