13:50 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vdekja e 23 vjeçarit nga Vushtrria në Zvicër, reagon Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen tragjike të 23 vjecarit, Egzon Zuqaku në Gjeneve tëZvicrës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj i ka shpreh ngushëllime të thella familjes së dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta në një aksident trafiku të Egzon Zuqakut, 23 vjeçar nga Vushtrria. Egzoni ishte i biri i dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, luftëtar i Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës. Duke bashkëndjerë në dhimbje me familjen dhe të afërmit e Egzonit, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje të madhe. /Indeksonline/