75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / mp

Vdekja e 25 vjeçarit në Prishtinë, autoambulanca merr flakë në vendngjarje

Një 25 vjeçar ka vdekur sot në Prishtinë. Dyshohet se ai ka rënë nga kati i 13-të i hotelit Grand.

Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur rasti, por nga informacionet jozyrtare bëhet e ditur se ai ra derisa ishte duke i pastruar xhamat.

Lidhur me rastin policia tashmë i ka nisur hetimet.

Ndërkohë, një ngjarje tjetër jo e mirë ka ndodhur në të njëjtin vend.

Njëra nga autoambulancat që kishte shkuar për të intervenuar, u përfshi nga flakët.