Vdekja e 29 vjeçares lehonë në QKUK, nga Intensiva japin detaje

Një 29-vjeçare lehonë ka vdekur dje në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.
Siç mëson IndeksOnline e njëjta kishte humbur edhe foshnjën pak dië pas lindjes.
“Ka qenë duke marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë ku edhe ka pas ndërhyrje kirurgjike dhe pas disa problemeve që kanë lind në fund të shtatëzanisë së saj, edhe është sjellë pastaj në njësinë e Mjekimit Intensiv. Përkundër angazhimit maksimal, ajo nuk ka mujt me përballu sëmundjen, dhe dje në orët e pasdites edhe ka ndërruar jetë.”, ka thënë shefi i Klinikës Intensive për IndeksOnline.