Vdekja e 39 vjeçarit në aksidentin në Merdare, familjet ia shtrijnë dorën e pajtimit njëra-tjetrës
Në magjistralen Merdare-Podujevë të hënën vdiq në aksident 39 vjeçari nga Podujeva, Blerim Softolli.
Ai është varrosur sot në varrezat e Podujevës, me ç’rast, dy familjet Softolli dhe Hasani, ia kanë zgjatur dorën e pajtimit njëra tjetrës.
Me iniciativën e hoxhallarëve të Gjilanit dhe hoxhallarëve llapjan, u bë pajtimi i familjes Softolli me familjen Hasani.
Ndryshe, si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe tetë persona tjerë.
Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur në orën 02:00 dhe kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Pasat” me targa gjermane dhe vetura “Audi 80”, me targa të Republikës së Kosovës./Indeksonline/