75 Mall Live Search
09:25 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / k.v

Vdekja e 62-vjeçarit në Prizren, policia del me detaje të reja për rastin

Një 62-vjeçar mesditën e së dielës ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Prizrenit i plagosur me armë zjarri.

Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij, ndërsa njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një pistoletë me 8 copë fishekë, një gëzhojë fisheku dhe një predhë, po ashtu një pushkë gjuetie me dylbi me 12 copë fishekë, për të cilat armë viktima posedonte leje.

Policia ka deklaruar se armët janë konfiskuar nga njësitet policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/