75 Mall Live Search
10:13 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vdekja e 72-vjeçarit në një shtëpi publike, zbulohet rrjeti i prostitucionit

Një grua në Gjirokastër është ndaluar pasi punonte në një lokal në Gjirokastër ku dje humbi jetën një i moshuar gjatë aktit seksual.

Një 43-vjeçare u arrestua nga policia e Gjirokastrës pasi lokalin e saj e shfrytëzonte për prostitucion.

Po në ambientet e këtij lokali u gjet i pajetë një 72-vjeçar ditën e djeshme (22 qershor).

”Specialistët e seksionit për hetimin  e narkotikëve dhe trafiqeve bënë ndalimin me iniciativë të shtetases   M. Z.,43 vjeçe, banuese në  Gjirokastër, pasi në ambientet e lokalit e saj në lagjen ’18-Shtatori’, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune.

Materialet në ngarkim të shtetases M. Z.  i kaluan prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër  për veprat penale: “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.