Vdekja e 74 vjeçarit në Gjilan, konsiderohet e dyshimtë!
Ditën e sotme u raportua se një 74 vjeçar vdiq të premten e javës që shkoi.
Sipas raportit të policisë i njëjti ishte alivanosur dhe në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima ka qenë pa shenja jete.
E lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë deklaruar se një person i moshës 74 vjeçare është gjetur pa shenja jete, në afërsi të një moteli, ku mënyra dhe rrethanat në të cilën është gjetur I ndjeri, konsiderohen si ‘Vdekje e dyshimtë’.
“Prokurori kujdestar, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, në mënyrë që të konstatohet shkaku i vdekjes”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./Indeksonline/