Vdekja e 86 vjeçarit në Malishevë, djali i tij tregon se si ndodhi ngjarja nga djegia e shtëpisë deri tek momenti tragjik

Sot në mëngjes, Indeksonline raportoj për vdekjen e një 86 vjeçari në Malishevë.
Shtëpia e tij ishte kapluar nga flakët, dhe nga lëndimet e marra nuk ka arritur të shpëtoj ai, transmeton Indeksonline.
Djali i të ndjerit në një prononcim për “TV Malisheva” ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.
Ai ka treguar se shtëpia është kapluar nga flakët në orën 03:00 pas mesnate. Gjatë asaj kohe të gjithë banorët që kanë qenë në këtë shtëpi, kanë qenë në gjumë.
“Në katin e tretë ka qenë djali i vëllait dhe në anën tjetër babai. Mirëpo babai e ka hapur dritaren pak për ta parë se çka po ndodhë dhe i ka hy tymi dhe nuk ka pasur mundësi ta mbyllë. Ne s’kemi pasur të shkojmë ta marrim. Heseti (zjarrfikës), vet i treti, janë shkuar e kanë nxjerr, por me pak shenja jete e kanë larguar nga shtëpia. 86 vjeçar por në gjendje të mirë”, u shprehë ai./Indeksonline/