75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / k.v

Vdekja e Astritit/ PSD ua përkujton deklaratat Kurtit, Konjufcës, Sveçlës e Haxhiut se ky rast do të zbardhet

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aktivitet te ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Aktivitet e PSD-së kanë vendosur në xhamat e objektit të qeverisë deklaratat që kishin dhënë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu se me ardhjen e tyre në qeveri do të vihet në vend drejtësia për Astritin.

Aksioni është kryer pa ndonjë incident dhe aktivitete janë shpërndarë të qetë./IndeksOnline/