Vdekja e dizajnerit i bën bashkë femrat më të famshme në botë
Në moshën 77-vjeçare ka vdekur Azzedine Alaia, një nga dizajnerët më të njohur dhe më të vlerësuar të botës së modës.
Alaia ndërroi jetë në Paris, ku kaloi një pjesë të mirë të krijimtarisë artistike, si dizanjer për Dior, Guy Laroche apo Thiery Mugler
Ai lindi në Tuniz, kryeqytetin e Tunizisë dhe sa ishte i ri ëndërronte të bëhej skulptor. U rrit në një familje fermerësh e megjithatë, që i vogël kishte një interes të pamatë për modën, që e shtyu të bëhej një fans i madh i revistës “Vogue”.
Sot, “Vogue” i dedikon një shkrim, pas vdekjes që tronditi stilistët, fotografët, gazetarët e modës dhe fashionistat, që shprehin keqardhjen dhe ngushëllimet në rrjetet sociale. “I shtrenjti im Alaia, do të të dua përgjithmonë. U prehsh në paqe”, i shkruan Rihanna në Instagram, ku ka publikuar një foto në të cilën shfaqen bashkë.
Ndërsa femrat më të famshme në botë sot kanë postuar fotografi të dizajnerit duke kujtuar punën e tij por dhe duke ndjerë dhimbje për humbjen Alia-s./Indeksonline/