75 Mall Live Search
18:35 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / LB

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, reagon Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë”.

“Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune”, ka shkruar ish-kryeministri.