75 Mall Live Search
13:16 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / AR

Vdekja e dy zyrtarëve të PDK-së dhe tragjedia në Tetovë, vjen reagimi i Limajt

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku vdiqën dy zyrtarë të PDK-së.

I bëj thirrje institucioneve përkatëse që sa më parë të zbardhin këtë rast“, thuhet në reagimin e Limajt, shkruan Indeksonline.

Limaj ka reaguar edhe për rastin në Tetovë, ku shpertheu zjarri në spitalin Covid.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë Kosova u trondit nga një vrasje e dyfishtë në Pejë ku humbën jetën dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademaj dhe Kadrijaj si dhe bashkëpunëtorëve të tyre në PDK.

I bëj thirrje institucioneve përkatëse që sa më parë të zbardhin këtë rast.

Po mbrëmë, në spitalin modular të Tetovës, nga një shpërthim i fuqishëm, si pasojë e zjarrit humbën jetën 14 persona të cilët ndodheshin në këtë spital, si dhe u lënduan disa të tjerë.

Në këtë momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet që humbën më të dashurit e tyre.

Lutëm që rastet e tilla të mos përsëriten më!