75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 02 Mars 2025 / FR

Vdekja e dyshimtë e vëllait të Unikatilit, policia në vendin e ngjarjes (pamje)

Sot rreth orës 18:00, policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se viktima është Mentor Palokaj, vëllau i reperit të njohur Unikatil.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, forca të shumta të Policisë së Kosovës shihen në vendin e ngjarjes.

Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhëndësja policia e rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti, ku njoftoi se vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/