Vdekja e dyshimtë në Mramor, i ndjeri gjendet pa shenja jete në veturën e tij
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e djeshëm në fshatin Mramor të Prishtinës.
Polica e ka konfirmuar këtë rast për Indeksonline duke thënë se bëhet fjalë për një person të moshës 55 vjeç , duke e kualifikuar këtë si vdekje e dyshuar.
Sipas njoftimi të sotëm të policës, i ndjeri është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Në veturën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/