Vdekja e Fatos Nanos, ndeshjet e futbollit në Shqipëri do të fillojnë me një minutë heshjte
Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit, Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta në Shqipëri, në mesin e tyre edhe nga figura të sportit.
Njëri nga ta është edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili ka reaguar në rrjetet sociale, për vdekjen e Fatos Nanos, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se edhe futbolli shqiptar do të jetë në zi, ku ndeshjet e kampionatit do të fillojnë me një minutë heshjte në homazh të ish-kryeministri,
Reagimi i Presidetit të FSHF-së, Armande Duka
Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë.
Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.
Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm.
Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!
/IndeksOnline/

