75 Mall Live Search
15:31 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

Vdekja e futbollistit Emiliano Sala, shpallet fajtor biznesmeni që organizoi fluturimin fatal

Biznesmeni që organizoi fluturimin fatal të futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, është shpallur fajtor për akuzën e vendosjes së jetës së të tjerëve në rrezik në fluturim.  

67-vjeçari David Henderson, ishte ndërmjetësi që organizoi udhëtimin me avion privat të 28-vjeçarit, nga Franca për në Britaninë e Madhe, ku do të nënshkruante një kontratë me skuadrën Cardiff City. Skuadra uellsiane sapo e kishte blerë sulmuesin nga Nantes për 17 milionë euro.

Por avioni i vogël ku udhëtonin Sala dhe piloti David Ibbotson u përplas në det në Kanalin e La Manshit më 21 janar 2019. Trupi i lojtarit u gjet në avion dy javë pas incidentit, në një thellësi prej 67 metrash. Ndërsa trupi i pilotit 59-vjeçar nuk është gjetur.

Iu deshën jurisë 7 orë e gjysmë për të shpallur fajtor Henderson, ndërsa dënimi do të jepet më 12 nëntor, në një tjetër seancë.