18:59 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vdekja e gruas në Pejë, Policia arreston një person

Sot me date 24.08.2019 rreth orës 12:50  Policia është informuar, se në rrugën “Remzi  Hasani” në Pejë,  një femër, e identifikuar si Sh. S. 1975 nga Gjakova), është gjetur e  shtrirë në rrugë.

Njësitet policore së bashku  me autoambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërgua në spital. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku  i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit – (Departamenti i Krimeve të rënda), i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.

Rasti i vdekjes është duke u trajtuar  në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit si ‘Hetim i vdekjes’, po ashtu është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari R.H. (1974), i cili është i dyshuar për veprën penale ‘ Mosdhënia e ndihmës’.