Vdekja e kadetit Flordian Shabaj, dënimin e të akuzuarve familja e quan tronditës!

Më 21 nëntor të vitit 2022 kishte vdekur tragjikisht në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë të Klinës 30-vjeçari Flordian Shabaj, kadet në Policinë e Kosovës.
Për këtë rast, pak ditë më parë është dhënë verdikti për dy të akuzuarit, babë e bir, që shkaktuan vdekjen e kadetit të Policisë së Kosovës.
Arton Duraku u dënua me 6 vjet e 10 muaj burgim, ndërsa Neziri me vetëm 10 muaj burgim.
Babai i Flordianit, Enveri thotë se ky vendim i ka tronditur atë dhe familjen. Sipas tij, ky vendim është i pabesueshëm, transmeton IndeksOnline.
Sipas aktakuzës, në ditën kritike 21 vjeçari po drejtonte kamionin pa patentë shofer, i cili ishte pa regjistrim dhe jo i rregullt teknikisht si dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e tejkalon atë nga 50km/h sa ishte e lejuar, në mbi 90km/h.