Vdekja e kryetarit të Zagrebit, mjeku shqiptar shpallet i pafajshëm

Gzim Rexhepi, një mjek personal dhe mik i Milan Bandiqit, ish-kryetarit të qytetit të Zagrebit, ishte i pari që u përpoq t’i shpëtojë jetën përmes reanimacionit. Por, pas vdekjes së Bandiq, mjeku shqiptar ishte si i dyshuar në proces gjyqësor për vdekjen e ish-mikut të tij.
Gzim Rexhepi, bashkë me Natalija Price dhe Sergije Ivanovic akuzoheshin për dështimin e ofrimit të ndihmës mjekësore për kryebashkiakun e Zagrebit Milan Bandić, i cili vdiq më 28 shkurt 2021.
Kallëzimi u depozitua nga aktivisti 34-vjeçar Stjepan Perko.
Sot zyra e Prokurorisë Komunale të Shtetit të Zagrebit ka hedhur poshtë akuzat penale ndaj Rexhepi dhe dy të tjerëve duke i shpallur të pafajshëm./Indeksonline/