75 Mall Live Search
14:28 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / LB

Vdekja e Lear Kurtit, Meta: Po tentohet të fshihet e vërteta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për vdekjen e të riut Lear Kurti, i cili humbi jetën  më 19 tetor 2022 në komisariatin e policisë nr.3 në kryeqytet.

Meta deklaroi sot se qeveria dhe policia e Ramës po përpiqet ta trajtojë si një ngjarje të zakonshme për të mbuluar një krim flagrant shtetëror. Sipas tij, po tentohet të fshihet e vërteta, ndërsa është ende shumë e freskët në kujtesën e të gjithë shqiptarëve, vrasja makabër e Klodian Rashës dhe mashtrimi i policisë së Ramës dhe Ministrisë së Brendshme.

Meta: Qeveria dhe policia po përpiqen ta trajtojnë si një ngjarje të zakonshme. Po tentohet të fshihet e vërteta. E mbushur me patronazhistë të mbështetur politikisht nga arroganca e Edi Raës dhe ministrit të Brendshëm, policia nuk shihet më si një institucion që mbron jetën por si një kërcënim kriminal, për t’ia marrë jetën. Mbi bazën e disa fakteve, shtrohen disa pyetje.

Cila është arsyeja që policia deklaroi se i riu vdiq në spital, ndërkohe që spitali konfirmoi se kishte shkuar i vdekur.

Cila është arsyeja që autopsia u bë para kohe? Autopsi u bë 5 orë pas vdekjes, ndërkohë që duhej bërë 12 orë  pas vdekjes.