75 Mall Live Search
10:18 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Vdekja e major Klodian Tanushit, ambasada amerikane i shpreh ngushëllime familjes

Ambasada amerikane ka reaguar për ndarjen nga jeta të major Klodian Tanushit si pasojë e shpërthimit të minës në Letoni, ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasani.

“ Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”, thuhet në reagim. /Indeksonline/