75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Vdekja e Maradonës: Tre të dyshuar

Dy infermierë dhe një psikolog janë shtuar në hetimet për vdekjen e legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona.

Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare nga një sulm në zemër, më 25 nëntor të vitit 2020, dy javë pasi u lirua nga një spital në Buenos Ajres, shkruan IndeksOnline.

Një hetim u hap nga autoritetet në Argjentinë për të vërtetuar nëse kishte neglizhencë në trajtimin e Maradonas pas operacionit që e kishte në tru.

Tre personave u është ngritur çështje penale për “vrasje” pa dashje./IndeksOnline/