75 Mall Live Search
15:32 / E Diele, 11 Shtator 2022 / Gj. Sh

Vdekja e Mbretëreshës shtyn ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, ka shtyrë të gjitha ndeshjet gjatë vikendit në kampionatin anglez e skocez.

Së fundi është shtyrë edhe ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Rangersit dhe Napolit, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja është paraparë të luhej të martën më 13 shtator, por është vendosur të shtyhet për 24 orë dhe do të luhet të  mërkurën më datë 14.

Lajmi për shtyrjen e ndeshjes është konfirmuar edhe UEFA.

“UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën më 13 shtator, është riplanifikuar për të mërkurën më 14 shtator në orën 21:00. Kjo është për shkak të kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II.”, thuhet në njoftimin e UEFA-së./IndeksOnline/