Vdekja e moderatores në moshë të re, Nora Istrefi prek me mesazhin

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, ka ndarë me ndjekësit një moment të trishtë.
Mikja e saj, moderatorja Linda Imami ka ndërruar jetë natën e mbrëmshme në moshën 49-vjeçare, shkruan Indeksonline.
Përmes një postimi emocional ajo shprehu dhimbjen dhe mallin për miken që e konsideronte si familje.
“Sot zemra ime është e thyer, nuk me dalin dot fjalët, pasi u desh të them lamtumirë një shoqeje të çmuar si pak të tjera. Humbja e saj duket e pabesueshme dhe dhimbja është e papërshkrueshme. Ajo ishte më shumë se një shoqe ishte si familje, dikush që me buzëqeshjen, fjalët dhe praninë e saj ndriçonte çdo ditë. Do ta mbaj kujtimin e saj gjithmonë me vete, duke qenë mirënjohëse për çdo moment që ndamë bashkë. U prehtë shpirti I saj në paqe të përjetshme”, shkroi artistja./Indeksonline/
