75 Mall Live Search
08:36 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Burim

Vdekja e motoçiklistit në Gjakovë, policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka ndodhur të shtuënë në fshatin Devë të Gjakovës.

Për pasjojë drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, raporton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosvoës në raportin 24 orësh.

“Fsh. Devë, Gjakovë  16.08.2025 – 13:30. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një veture me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës mashkull kosovar, ka ndërruar jetë, konstatimin e vdekjes e ka bërë mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i veturës mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  /IndksOnline/