Vdekja e nipit të De Niros, arrestohen në Nju Jork 5 persona
 
				Pesë persona janë arrestuar në Nju Jork gjatë një operacioni kundër drogës që lidhet me vdekjen e Leandro Anthony de Niro-Rodriguez, nipit të aktorit amerikan Robert de Niro.
Të arrestuarit përballen me akuza të shumta që lidhen me trafikimin dhe shpërndarjen e drogës në qytet.
Leandro, djali i vetëm i Drena de Niros, vajzës së madhe të aktorit të famshëm, u gjet i vdekur në apartamentin e tij më 3 korrik 2023. Një autopsi përcaktoi se vdekja e të riut u shkaktua nga efektet toksike të një kombinimi substancash, duke përfshirë fentanilin, ketaminën dhe kokainën.
Hetimi çoi në identifikimin e një rrjeti shpërndarësish që dyshohet se i siguruan djalit dozën fatale./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                