75 Mall Live Search
13:30 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Z S

Vdekja e nipit të Grabovcit, nga prokuroria japin detaje

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të njohur kosovar, Adem Grabovci.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në njoftimin e saj thuhet se shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, Prokuroria Themelore e Prishtinës mund të konfirmojë se një person me inicialet A.G është gjetur i vdekur, kurse deri tani nuk mund të konfirmojmë shkakun e vdekjes”, kanë thënë nga zyra e informimit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Po ashtu lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi se viktima është gjetur pa shenja jete mbrëmë rreth orës 22:30./Indeksonline/