13:20 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vdekja e ushtarakut kosovar, FSK-ja tregon se kush ishte Baki Ejupi

Sot ndërroi jetë ushtaraku i Forcës së Sigurisë së Kosovës kapter Baki Ejupi

Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë ushtaraku i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.

Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës.
Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.

Kapter Baki Ejupi, pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftoheni me kohë.