75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 21 Prill 2025 / L A

Vdekja e Papës, futbolli italian anulon të gjitha ndeshjet e sotme

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Papa Françesku.

Dhe si rrjedhojë, ngjarjet e futbollit të planifikuara për këtë ditë nuk do të zhvillohen pas vdekjes së Papës.

Serie A ka njoftuar zyrtarisht shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të planifikuara për sot, më 21 prill. 

Me ndeshjet si Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio dhe Parma-Juventus që u anuluan dhe do të shtyhen për një datë tjetër.