08:30 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / AR

Vdekja e papritur e aktorit në hotel, familjarët zbulojnë arsyen pse ndodhi

Aktori, humoristi e moderator amerikan, Bob Saget, ka ndërruar jetë në muajin Janar.

Sipas burimeve të afërta me aktorin, thuhet se ai ishte gjetur i vdekur në dhomën e hotelit ku po qëndronte, transmeton Indeksonline.

Rojet e sigurisë në hotelin Ritz-Carlton në Orlando, ku Saget po qëndronte, e gjetën atë të vdekur në dhomën e tij të hotelit në fillim të janarit.

“Tani që e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, mendojmë se është normale ta ndajmë këtë me fansat e Bobit”, shkruan të afërmit e tij në një deklaratë. “Mjekët konkludojnë se ai ndoshta ka rënë dhe ajo rënie ka qenë fatale për të. Është e trisht për të gjithë ata që e donin sepse Bob gjithmonë bënte shumë për të tjerët.”

Saget, i cili mbushi 65 vjeç, ishte i martuar me tre fëmijë. Ai kishte nisur një turne të ri në shtator 2021 dhe planifikoi të bënte turne në Shtetet e Bashkuara deri në maj me shfaqjen e tij komedike./Indeksonline/