08:30 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdekja e parë nga koronavirusi në Qipro, rastet e para në Gaza

Ndërsa ndodhi vdekja e parë në Qipro për shkak të koronavirusit, u raportua se dy persona rezultuan pozitiv për Covid-10 në Gazë.

Viktima në Qipro është mashkull i moshësh 70 vjecare, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 85.

Në anën tjetër, për herë të parë, dy persona kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit në Gazë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Yusuf Eburriş njoftoi në konferencën për shtyp se dy personat që u kthyen nga Pakistani, të enjten e kaluar, u diagnostikuan me Covid-19./Indeksonline/