75 Mall Live Search
13:06 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / A. M.

“Vdekja e plakut në motel”, policia jep detaje

Indeksonline raportoi se mëngjesin e sotëm një person ka mbetur pa shenje jete në fshatin Prugovc.

I moshuari ishte i moshës rreth 65 vjeç.

Për vdekjen e viktimës u konstatua në vendin e ngjarjes teksa policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje rreth rastit.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, daklaroi ai. /Indeksonline/