07:56 / E Martë, 21 Maj 2024 / AR

Vdekja e presidentit Raisi, iranianët gëzim dhe festa ditën e varrimit të tij

Protestuesit iranianë kanë shprehur “gëzim” për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, i cili u quajt “Kasapi i Teheranit”.

Tre iranianë të cilët ruajtën anonimatin e tyre folën për Sky News  dhe shprehën ndjesitë e tyre pas vdekjes së presidentit. Një udhëheqës proteste, i cili aktualisht është i fshehur, u shpreh se përplasja e së dielës , që vrau gjithashtu ministrin e jashtëm të Iranit, ishte “i planifikuar paraprakisht”.

“Mund të mos kemi parë gjithçka, por ka qenë një fakt i njohur për një kohë të gjatë që Raisi ishte një pretendent serioz për të zëvendësuar Udhëheqësin Suprem Khamenei, dhe ndoshta disa nuk donin që kjo të ndodhte. Por në përgjithësi, ky ishte një lajm shumë i mirë”, tha një iranian.

“Gjithçka që mund të them është se e vetmja gjë që më ka bërë vërtet të lumtur gjatë pesë viteve të fundit ka qenë lajmi për vdekjen e Raisit”, u shpreh një tjetër.

Koha e Raisit në krye përfshinte protesta të mëdha kundër Mahsa Amini – gruaja që vdiq pasi u arrestua për dyshimin se nuk mbante hixhabin e saj siç duhet.

Shtetet e Bashkuara thanë se Raisi kishte “gjak në duart e tij” pasi ish-kleriku i linjës së ashpër ishte “një pjesëmarrës brutal në shtypjen e popullit iranian për gati katër dekada”.

Një student 23-vjeça,  i cili ka marrë pjesë në një sërë protestash, tha: Vdekja e Raisit e ka lumturuar shumë popullin e Iranit. Në rrugë njerëzit shpërndanin ëmbëlsira, i buzëqeshnin njëri-tjetrit. Kjo është shkalla në të cilën ky lajm ka përhapur gëzim në mesin e njerëzve.

Kujtojmë se Irani ka shpallur pesë ditë zie për vdekjen e presidentit dhe ministrit të jashtëm iranian që humbën jetën gjatë përplasjes së helikopterit me të cilin udhëtonin dhe sot do bëhet varrimi i tyre.