Vdekja e Presidentit të Fiorentinës, FIGC merr këtë vendim
Mëngjesin e kësaj të shtune u mësua lajmi për ndarjen nga jeta të presidentit të Fiorentinës, Rocco Commisso.
Federata Italiane e Futbollit vendosi që në të gjitha ndeshjet e Ligave profesioniste në futbollin e djemve dhe të vajzave gjatë kësaj fundjave të mbahet 1 minutë heshtje në nder të tij.
Padyshim që pas këtij lajmi të hidhur reagoi edhe presideti i qeverisë së futbollit italian, Gabriele Gravina që vlerësoi figurën e Rocco Commisso.
”I jemi pranë familjes së Commisso dhe Fiorentinës për këtë humbje të dhimbshme-u shpreh presidenti i FIGC-Rocco Commisso ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në futbollin italian, do ta kujtojmë gjithnjë për entuziazmin dhe vizionin e tij. Ishte një pikë referimi e rëndësishme edhe në rrugëtimin e rinovimin që ne po çojmë përpara, e kam pasur gjithnjë miqësinë e tij dhe kemi ndarë gjithnjë ide”.

